☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.96 ▲2.33%
ARI 4,493 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▲ +0.08% ETH $2,011 ▲ +0.32% XRP $1.3411 ▲ +0.43% SOL $82.7400 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Vëmendje ndaj komunitetit rom në Durrës

Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me komunitetin rom në lagjen Nishtulla në qyteti, i cili jeton në kushte tepër të vështira dhe jashtë çdo vëmendje të bashkisë.

Duma tha se, punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për këtë komunitet. “Vetëm punësimi mund të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve. Sërish u duhet rruga dhe strehimi. Sado të jetë rroga prapë nuk e përballoni dot strehimin. Duhet t’u jemi mirënjohës që çoni fëmijët në shkollë dhe e mira do të ishte që të kishte një buxhet për fëmijët tuaj që shkojnë në shkollë. Sepse nuk e di si i çoni në këto kushte”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se, bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme për këtë komunitet. “Nuk ju kanë trajtuar ndonjëherë as me fondet e Bashkimit Europian. Kam qënë zv/minister e Integrimit dhe e di shumë mirë se sa fonde sjell Europa vetëm për komunitetet tuaja. Duhet të ishin ndërtuar dy qendra tani në Durrës. Asnjë nuk është ndërtuar. Duhet të ishte ndërtuar të paktën një qendër shëndetësore për ju. Të shkojmë bashkë drejt një të nesërme tjetër ku do t’u ofroj punë dhe do të punoni me mua”, u shpreh Duma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.