🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,912 ▲ +0.03% ETH $2,235 ▼ -0.18% XRP $1.1600 ▼ -0.34% SOL $89.4700 ▼ -0.5%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Durim Bami transferohet nga burgu i Fushë Krujës në Peqin

Durim Bami është transferuar sërish nga forcat operacionale të DAP nga burgu i Fushë Krujës në Peqin.

Transferimi i tij është kryer sot, bëjnë me dije burimet. Transferimi do të bëhet për arsye sigurie, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Më herët mbasi u ekstradua nga Dubai,  Bami kishte kërkuar të largohej nga paraburgimi 313, sepse sipas tij, i rrezikohej jeta.

Aktualisht burgjet po kontrollohen prej ditësh për të pastruar qelitë nga telefonët dhe sendet e ndaluara.

Po sot në Peqin u trasferua edhe Lulzim Berisha. Ai u transferua nga burgu i Durrësit.

Për çfarë akuzohet Durim Bami?

SPAK thotë se komunikimet në aplikacionin Sky e ekspozuan Bamin në drejtimin e një grupi kriminal, i cili gjatë viteve 2020–2021 siguroi kushtet dhe thuri plane për ekzekutimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Erigers Mihasit dhe Tori Xheçukës.

Këto plane, sipas SPAK, ishin pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale. Kjo pasi, për të njëjtën periudhë, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq disa persona, mes tyre ish-deputetin Ndoka, për dyshimet se u përpoqën të vrisnin Durim Bamin. Në një rast ai mbeti i plagosur.

Po ashtu, ndaj Bamit rëndon edhe akuza e kultivimit të kanabisit në zonat malore të Niklës, ku, po ashtu, prokurorët e posaçëm thonë se ai ka pasur rolin e drejtuesit të grupit kriminal.

Durim Bami u shpall në kërkim në maj të 2024-ës gjatë një operacioni të gjerë për ekzekutimin e mbi 50 masave të sigurisë për anëtarë të 6 grupeve kriminale që vepronin në Durrës, Nikël dhe Tiranë.

Prej më shumë se 1 viti, autoritetet shqiptare kanë arritur të ekstradojnë nga Dubai 10 personazhe të botës së krimit, mes tyre të konsideruar nga SPAK si drejtues të grupeve kriminale në vend, duke thyer kështu mitin e Dubait si vendi i sigurt i tyre.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.