🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.19 ▼0.1%
ARI 4,851 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.29% ETH $2,324 ▼ -1.84% XRP $1.3566 ▼ -0.74% SOL $83.3200 ▼ -3.21%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Durrës, hyn në banesën e fqinjit dhe i rrëmben vajzën

Një ngjarje tronditëse është verifikuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Rreth orës 07:00, në fshatin Kodër Rrashbull, një 46-vjeçar ka kapërcyer murin rrethues të banesës së fqinjit të tij, ka hyrë brenda dhe i ka rrëmbyer atij vajzën e vogël, 11 vjeçe.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shtetasi Arben Kabashi e ka marrë të miturën, e cila në momentin e rrëmbimit ndodhej bashkë me dy motrat, në banesën e tij.

Me të marrë njoftimin, blutë e qytetit bregdetar kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e banesës së 46-vjeçarit, me qëllim pengimin e largimit të tij.

Sipas burimeve, personi në fjalë, i cili vuan nga depresioni, mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën.

Duke parë rrethanat, në pamundësi për të pritur forcat speciale, agjentët e policisë kanë ndërhyrë nga disa anë të banesës, fillimisht duke i tërhequr vëmendjen 46-vjeçarit dhe më pas duke i shkëputur vajzën.

Menjëherë më pas e mitura është dërguar në banesën e saj, ku i është dërguar edhe një psikologe për të parë gjendjen e saj.

Ndërkohë, policia dhe ekipi i negociatorëve të RENEA-s po vazhdojnë negociatat me shtetasin Kabashi, për të mundësuar dorëzimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.