Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,471 ▲ +0.52% ETH $2,146 ▲ +0.24% XRP $1.4426 ▼ -0.39% SOL $89.8400 ▲ +0.98%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

DW: Papunësia, ende sfidë për Shqipërinë. Shkak për largimin e të rinjve

Papunësia vazhdon të mbetet një sfidë për Shqipërinë, sipas “Deutsche Welle”-s, dhe arsye e largimit të të rinjve nga vendi.

Artikulli i gjatë kushtuar kësaj teme nis me shembullin konkret të një 24-vjeçareje, të identifikuar vetëm si Elona, e cila ka mbaruar shkollën e lartë për gjuhën angleze, por nuk ka nisur dot një punë të qëndrueshme.

Ka punuar për 3 muaj në një “Call Center”, është angazhuar më herët me kohë të pjesshme me përkthime në një projekt të huaj mbi kreditimin e bujqësisë, e prej 6 muajsh është e papunë. Bashkë me të dashurin e saj, edhe ai pa një punë të rregullt, po planifikojnë tani largimin nga vendi.

Elona, – shkruan “Deutsche Welle”, – nuk është e vetmja me këto probleme. Jo vetëm në Tiranë, por në çdo zonë të vendit papunësia në radhët e të rinjve mbetet ende shqetësuese. Kjo bie dhe më shumë në sy dhe jep një impakt shumë negativ, në një vend si Shqipëria me një moshë mesatare të re, krahasuar me shumicën e shteteve të tjera të kontinentit.

Këtë e ka konstatuar dhe një studim i publikuar këto ditë nga Komisioni Europian, ku evidentohet se niveli i papunësisë në grupmoshën 15-29 vjeç është 32.2%. Kuptohet që, sa më shumë të lëvizësh nga zonat urbane në ato rurale të Shqipërisë, kuota është më e madhe.

Duke cituar ekspertë të ndryshëm, Institucioni Publik Mediatik gjerman për Botën e Jashtme thotë se, rinisë vendase i janë dhënë për një kohë të gjatë oferta universitare, që vetëm e ka maskuar papunësinë ndër vite, ndërsa formatet e formimit të tyre kanë qenë të vjetëruara dhe të pakërkuara nga tregu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.