Dy autobotë policie mbërrijnë në sheshin “Skënderbej”, hedhin ujë për të shpërndarë protestuesit
Vijon kaosi në qendër të Tiranës, teksa policia i ka shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Mes tyre ka pasur përplasje, gjatë të cilave protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta mjetet e policisë, ndërsa efektivët u janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Ndërkohë, dy autobotë të policisë kanë mbërritur brenda sheshit “Skënderbej”, ku po hedhin ujë për të shpërndarë protestuesit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.