Dy viktima nga stuhitë në Katalonjë të Spanjës
Dy persona kanë humbur jetën në Katalonjë të Spanjës, ndërsa reshjet e dendura dhe stuhitë kanë përfshirë disa zona të vendit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez konfirmoi viktimat në një postim në rrjetin social X, duke thënë se situata është veçanërisht e rënduar në zonat përreth Barcelonës. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Edhe udhëheqësi i Katalonjës, Salvador Illa, shprehu keqardhje për dy viktimat, ndërsa paralajmëroi se situata vijon të jetë e ndërlikuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme.
Autoritetet katalanase po vijojnë punën për përballimin e situatës së emergjencës në të gjithë rajonin. Shërbimi rajonal i emergjencave ka paralajmëruar për rrezik të shtuar pranë lumenjve Ridaura dhe Daro, në Girona, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë larg zonave të prekura.
Moti i keq pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Meteorologët kanë paralajmëruar për reshje intensive dhe përmbytje potencialisht të rrezikshme në lindje të Spanjës, si pasojë e lëvizjes së ajrit të ftohtë në lartësi mbi masa ajri më të ngrohtë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.