Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.90 ▲2.64%
ARI 4,741 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,262 ▲ +0.69% ETH $2,199 ▲ +0.94% XRP $1.3484 ▼ -0.38% SOL $82.8700 ▼ -1.33%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.90 ▲2.64 % ARI 4,741 ▼0.76 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.90 ▲2.64 % ARI 4,741 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dyshime për pastrim parash, arrestohet shtetasi italian

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për një shtetas italian, i cili ka depozituar në një bankë shqiptare një shumë me burim të pajustifikuar, prej 640 mijë eurosh.  Sipas burimeve zyrtare A. Donadon akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe falsifikim dokumentesh.

Ai ka depozituar në bankë disa çeqe për klering nga një bankë e San Marinos. Këto çeqe, pas mbarimit të afatit 45 ditor dhe verifikimit financiar, nëse rezultojnë të rregullta, konvertohen në para që i kreditohet personit që ka depozituar çeqet.

Nga veprimet paraprake proceduriale, Prokuroria e Tiranës dyshon se italiani Donadon po kryen veprimtarinë e pastrimit të parave, pasi vërtetësia e çeqeve nuk është konfirmuar. Për këtë është lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij.

Vetë italiani ka deklaruar në bankë se ka marrëdhënie biznesi të firmës së tij në Shqipëri, konkretisht furnizon klinikat dentare me aparatura. Ai është shprehur se dëshironte të zhvendoste një pjesë të aktivitetit të tij në vendin tonë, por nuk kishte ende ndonjë investim mbi projekte biznesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.