🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.97 ▼4.28%
ARI 4,381 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,642 ▲ +7.16% ETH $2,767 ▲ +5.54% XRP $1.5243 ▲ +8.96% SOL $119.1200 ▲ +8.44%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Opinion

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

Nga Artur Ajazi

Edhe para nisjes, por veçanarisht pas ardhjes nga SHBA, Doktori i PD-së, e propogandoi me të madhe “vizitën tejet të sukseshme në Amerikë, pas një periudhe të gjatë mosvajtje atje”. Madje Doktori mbajti 4 konferenca shtypi pas arritjes, sqaroi nja 6 orë me “dëgjuesit e Syrit takimet e shkëlqyera me diasporën”, dhe natyrisht nuk la pa përmendur edhe Presidentin Trump.

Natyrisht nuk tha “e takova”, por la të nënkuprohet se “edhe ai ishte në një mendim me mua lidhur me narkoshtetin në Shqipëri”, paçka se Edi Rama aktualisht është në SHBA, dhe po zhvillon takime me krerët e lartë të DASH. Por në fakt çfarë prodhoi vizita e Doktorit në SHBA ? Faktikisht ajo ishte më tepër një vizitë personale, për ti thënë vehtes dhe shqiptareve se “ja e kalova edhe njëherë Atlantikun”. Andej nga Jugu thonë “vajti djali në Kollovoz, hyri shul, dhe doli lloz”. Kështu ngjau edhe me vizitën ë Saliut në Ameriqi.

Vajti dhe erdhi po ai Sali, po ai politikan, dhe po ai njeri që nuk di të thotë “ndal, kaq ishte rruga ime politike”. Sali Berisha vajti në SHBA me mentalitetin e ballkanikut, me formimin e krahinorit, e malësorit të “paepur deri në fund, kryetar partie”. Ai njeri nuk di të thotë “deri këtu isha”, ai politikan nuk do të thotë “kjo ishte vepra ime, tani bujrum të vijnë të rinjtë”. Me teoritë e dala boje, “narkoshteti, qeveria e krimit, dhe mafies”, Saliu ka 30 e ca vite, qysh nga koha e Nanos, që e shtyn mrekullisht kohën si opozitar. Humbet zgjedhjet, nuk njeh rezultatin, uluret dhe fillin dhe shan dhe ofendon kundershtarin, dhe pastaj kuptohet “shtrohet, ulet në Parlament dhe shtyn edhe 4 vjet praninë e tij si kryetar PD”.

Më interesantja ishte se, Sali Berisha mendoi se “vajtja në SHBA, do ti rriste kuotat elektorale atij dhe asaj partie”. Por duket se ka ndodhur diçka tjetër. Shqiptarët tek shohin si rritet pasuria e Doktorit vit pas viti, pasuria e Mulit dhe sejmenëve të tij, edhe pse në opozitë, zor se besojnë profkat e tij me “aleanca me SHBA”, apo “përkrahje nga DASH dhe Trump për opozitën”. Sali Berisha jeton akoma 1996, jeton akoma me imazhet e vizitës tij në Shtepinë e Bardhë, dhe i duket se “edhe kësaj here do ta prisnin me lule atje”.

Ai jeton akoma me shpresën e shuar se, “një ditë SHBA do të jetë me PD, me mua, unë do të jem përsëri kryeminister”. Ai nuk e pranon akoma faktin se, sikur edhe Trumpin të takonte në SHBA, sërish e ka të pamundur të vijë ndonjëherë në pushtet, pale të bëhet edhe njëherë… kryeministri Shqiperisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.