☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.92 ▲0.87%
ARI 4,447 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,694 ▼ -0.5% ETH $1,889 ▲ +0.8% XRP $1.0190 ▲ +0.84% SOL $76.2400 ▲ +0.4%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.92 ▲0.87 % ARI 4,447 ▲0.14 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.92 ▲0.87 % ARI 4,447 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kosova

KQZ po mbikëqyr shtypjen e mbi 1.7 milion fletëvotimeve për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar procesi i shtypjes së fletëvotimeve që do të përdoren në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas KQZ-së, shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

KQZ ka bërë të ditur se fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë, të cilat garantojnë autenticitetin dhe mbrojtjen nga kopjimi apo falsifikimi, në përputhje me standardet e përcaktuara nga institucioni.

Procesi i shtypjes po mbikëqyret nga ekipe të anëtarëve të KQZ-së dhe zyrtarë të Sekretariatit, të cilët po përcjellin nga afër të gjitha fazat e realizimit të këtij procesi.

Fillimisht, mbikëqyrja është kryer nga anëtarët Ilir Gashi, Sami Hamiti, Muharrem Nitaj dhe Violeta Salihu, ndërsa më pas është vazhduar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari Alban Krasniqi.

“Në përgjithësi, sipas vendimit të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme për Kuvedin e Kosovës, janë planifikuar të shtypen 1,778,300 fletëvotime, prej të cilave 1,605,000 për votimin në vendvotime të rregullta; 19,450 për votimin me kusht; 13,500 fletëvotime rezervë, 3,500 për votimin e personave me nevoja të veçanta; 108,000 për votimin me postë; dhe 28,850 për votimin në përfaqësi diplomatike”- thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor 2026.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.