☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.41 ▲0.61%
ARI 4,201 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,428 ▲ +0.46% ETH $2,554 ▲ +2.04% XRP $1.4028 ▲ +0.58% SOL $111.4500 ▲ +1.82%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.41 ▲0.61 % ARI 4,201 ▼0.36 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.41 ▲0.61 % ARI 4,201 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipë

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane. Kreu i Shtetit e cilësoi atë si një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

Për Begajn, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian vijon me më shumë përgjegjësi dhe përkushtim.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane.

Urime Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme!

Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.