🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,534 ▲ +0.04% ETH $2,397 ▼ -1.18% XRP $1.2842 ▼ -1.09% SOL $103.0900 ▼ -0.84%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

E marrin nga shtëpia dhe e rrahin në një punëtori në Komoran, 26-vjeçari përfundon në Neurokirurgji me nofull e brinjë të thyera

Labinot Dobruna, 26 vjeç, dyshohet se u mor nga shtëpia e tij në Llozicë të Malishevës dhe u sulmua në një punëtori në Komoran të Drenasit; njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe rasti po hetohet për lëndim të rëndë trupor

Një rast i rëndë dhune është zbuluar në Komoran të Drenasit, ku një 26-vjeçar dyshohet se është marrë nga shtëpia e tij, është dërguar në një punëtori dhe është sulmuar fizikisht, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Siç raporton Sinjali, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, kur Mërgim Ibriqi, Blinor Cakiqi dhe Ndriçim Cakiqi kanë shkuar me veturë te shtëpia e Labinot Dobrunës, 26 vjeç, në fshatin Llozicë të Malishevës dhe e kanë marrë atë me vete.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, i riu është dërguar në Komoran, në rrugën “Ali Lladrovci”, te punëtoria “Moto Heli”, në pronësi të Mërgim Ibriqit, ku dyshohet se është nxjerrë nga vetura dhe është goditur fizikisht në pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit, të dyshuarit dyshohet se e kanë futur sërish në veturë, e kanë kthyer në Llozicë dhe e kanë lënë të shtrirë pranë derës së shtëpisë së tij, ku më vonë e ka gjetur një fqinje, e cila ka ndihmuar që ai të marrë trajtim mjekësor.

Dobruna fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sipas informatave mjekësore të përcjella në kuadër të rastit, viktima ka pësuar fraktura në nofull, dy brinjë të thyera dhe lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore, ndërsa vazhdon të trajtohet në Repartin e Neurokirurgjisë.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se më 17 tetor është arrestuar njëri nga të dyshuarit, ndërsa sipas Sinjalit bëhet fjalë për Blinor Cakiqin, 25 vjeç, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa motivi i sulmit dhe përgjegjësia e secilit prej personave të përfshirë mbeten ende për t’u sqaruar nga hetimet.

Personat e përmendur në këtë rast prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.