🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 13 May 2026
S&P 500 7,455 ▲0.73%
DOW 49,734 ▼0.05%
NASDAQ 26,445 ▲1.37%
NAFTA 101.12 ▼1.04%
ARI 4,696 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,585 ▼ -1.51% ETH $2,257 ▼ -1.24% XRP $1.4210 ▼ -1.44% SOL $90.9000 ▼ -4.08%
S&P 500 7,455 ▲0.73 % DOW 49,734 ▼0.05 % NASDAQ 26,445 ▲1.37 % NAFTA 101.12 ▼1.04 % ARI 4,696 ▲0.19 % S&P 500 7,455 ▲0.73 % DOW 49,734 ▼0.05 % NASDAQ 26,445 ▲1.37 % NAFTA 101.12 ▼1.04 % ARI 4,696 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Opinion

E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Nga Kreshnik Spahiu

A keni parë ndonjë parti në botë që të ankohet për atdheun, shtetin, qeverinë apo vendin e vet në zyrat e BE?
A e keni parë liderin më ekstremist italian Salvini të shajë shtetin italian narko-shtet apo të flasë në zyrat e BE për mafien italiane, apo Ndragetën napolitane?
A e keni parë ndonjë lider serb, malazez, grek, moldav apo ukrainas të akuzojë Serbinë, Malin e Zi, Ukrainën apo Moldavinë si Kolumbi europiane?
Kush në botë sillet si Sali Berisha kundër shtetit të vet në opinion ndërkombëtar?
Po çfarë fiton Berisha që ankohet në zyrat e BE dhe pse pastaj akuzon ambasadorin e saj Gonzato si të korruptuar? Ku po ankohesh në ato zyra që i konsideron të korruptuara?

Sot Marta Kos deklaroi që: Shqipëria është basti im dhe ajo do anëtarësohet brenda mandatit tim si Komisionere.

E shkreta Marta nuk e di se çfarë e pret. Ajo do të shpallet armike dhe e korruptuar!
Jo nga serbët se mbron Shqipërinë.
Jo nga grekët se do Shqipërinë.
Jo nga rusët se po fut Shqipërinë në BE….
Por nga fundërrina dhe një llum spiunësh në Tiranë.
Prisni kur ta akuzojnë të lidhur me banda dhe kartelet. Sali Berisha është gati ta quajë bashkëpunëtore në krim me ambasadorin e BE Silvio Gozato.
Po thuaj moj grua: “Shqipëria do mbetet jashtë BE” dhe do të shpallin heroinë dhe martire të demokracisë.

BE po kërkon të përshpejtojë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe të mbyllë sa më shpejt kapitujt e anëtarësimit, duke e konsideruar zgjerimin një prioritet strategjik.

Komisionerja Marta Kos tha se Shqipëria i ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe tani fokusi është te mbyllja e tyre përmes reformave dhe përafrimit me ligjet e BE-së. Ajo përmendi edhe një perspektivë politike që e sheh periudhën rreth vitit 2030 si të rëndësishme për zgjerimin.
A fitojnë shqiptarët nëse hym në BE edhe më shpejt se standardet?
Pse jo. Në BE do jemi më të monitoruar si shtet juridik dhe politik.

Por le të jemi të qartë se Shqipëria nuk plotëson shumë standarde, por a do të thotë kjo që disa politikanë me ligësinë e tyre nga Shqipëria të shkojnë në BE dhe t’i thonë komisionerëve: “Mos na pranoni se ne nuk plotësojmë kushtet”?
Si mendoni, e kanë nga ligësia, nga paaftësia apo janë në politikë me mision antishqiptar?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.