Kronika

E vrau nipi, zbardhet vdekja e të moshuarës në Durrës, thikë në kokë gjyshes, kishim debate

Një ditë pas ngjarjes në Durrës, ku një 81-vjeçare u gjet e vdekur në banesë, është arrestuar nipi, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së saj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Floresha Shkurti dyshohet se është vrarë nga shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu akuzohet se ka goditur me thikë disa herë në kokë gjyshen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Mësohet se Floresha Shkurti u gjet e pajetë nga fqinjët në banesën e saj, ndërsa afër trupit të viktimës kishte njolla gjaku. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe trupit të viktimës, u verifikua se ajo kishte plagë të mëdha në kokë.

Burime zyrtare nga policia pohojnë se autor i dyshuar i ngjarjes, nipi i saj, Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili tashmë është arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij. Kjo e fundit për shkak të plagëve të marra në kokë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme, pasi jetonim të ndarë brenda shtëpisë”. Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e 21-vjeçari Redmon Gruda, i cili akuzohet se ka vrarë gjyshen e tij 81-vjeçare Floresha Shkurti. Krimi makabër ndodhi dje në banesën e të moshuarës në lagjen 16 në Durrës.

Gruda ka pranuar autorësinë e krimit. Pasi u shoqërua në polici, i riu rrëfeu para hetuesve të çështjes se pas vdekjes së babait, ai dhe nëna e tij ishin detyruar që të jetonin tek gjyshja, me të cilën thotë se kishin debate të vazhdueshme. “Që kur vdiq babai nuk kemi shkuar mirë me gjyshen. Dje kemi patur një debat që çoi në këtë akt ekstrem”, tha Gedmon Gruda.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button