☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.33 ▲3.33%
ARI 4,451 ▼2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,397 ▼ -3.53% ETH $2,070 ▼ -5.7% XRP $1.3722 ▼ -4.36% SOL $87.7100 ▼ -5.77%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Ebola merr mbi 600 jetë njerëzish në Afrikë

ebola-merr-mbi-600-jet-euml-njer-euml-zish-n-euml-afrik-euml_hdSierra Leone është bërë epiqendra e re për virusin Ebola, që po vazhdon të përhapet me shpejtësi. Në datën 20 korrik janë regjistruar 660 të vdekur në Afrikën e Perëndimit, sipas shifrave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë e kësaj sëmundjeje që, mesa duket, është e pakontrollueshme.

Deri tani, kryeqyteti i vendit, Freetown, nuk kishte asnjë rast me Ebola por ditën e shtunë u shënua viktima e parë, një paciente femër që vdiq pasi familja e nxori nga spitali me detyrim, për ta çuar në një shërues popullor.

Edhe punonjësit e shëndetit janë prekur nga virusi Ebola në Sierra Leone, ku disa infermiere nuk i kanë mbijetuar dot virusit. Po ashtu, tetë infermiere dhe një mjek janë infektuar.

Ndërsa në Liberi janë infektuar dy amerikanë, njëri prej të cilëve është mjek, ndërsa një mjek libanez ka vdekur.

Epidemiologu i OBSH-së, Chris Lane thotë se mungojnë burimet bazë të nevojshme për ta luftuar virusin.

Virusi u shfaq në Guine në 22 mars 2014 dhe më pas u përhap në Sierra Leone dhe Liberi. Ndërsa Nigeria ka konfirmuar vdekjen e parë nga Ebola.

Zyrtarët e shëndetit në SHBA po monitorojnë përhapjen e Ebolas në Afrikë, por thonë se sëmundja vdekjeprurëse ka pak gjasa për t’u përhapur deri në SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.