☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,192 ▼ -0.34% ETH $2,187 ▼ -0.28% XRP $1.4200 ▲ +0.45% SOL $87.0600 ▼ -0.31%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Shendeti

Ebola përhapet përtej Kongos, OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e ri të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos si një emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rrezikut të përhapjes në rajon dhe numrit në rritje të viktimave.

Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima në provincën lindore Ituri. Megjithatë, organizata theksoi se situata ende nuk konsiderohet pandemi globale.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se ka ende pasiguri të mëdha lidhur me numrin real të të infektuarve dhe shtrirjen gjeografike të virusit.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se shpërthimi aktual lidhet me virusin Bundibugyo, një variant i Ebolës për të cilin nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime të miratuara.

Deri tani janë konfirmuar tetë raste laboratorike, ndërsa raste të tjera të dyshuara janë regjistruar në Bunia, kryeqyteti i provincës Ituri, si dhe në qytetet minerare Mongwalu dhe Rwampara.

Shqetësimi është shtuar edhe më shumë pasi virusi është përhapur përtej kufijve të Republikës Demokratike të Kongos. Dy raste të konfirmuara janë raportuar në Uganda, ku një burrë 59-vjeçar humbi jetën pasi rezultoi pozitiv me virusin.

OBSH paralajmëron se vendet fqinje janë në rrezik të lartë për shkak të lëvizjeve të popullsisë, tregtisë dhe udhëtimeve ndërkufitare.

Agjencia u ka kërkuar autoriteteve në Kongo dhe Ugandë të krijojnë qendra emergjente për monitorimin dhe gjurmimin e rasteve, si dhe të forcojnë masat parandaluese për të frenuar përhapjen e virusit.

Sipas ekspertëve, Ebola përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar dhe shkakton simptoma të rënda si temperaturë, të vjella, gjakderdhje dhe dështim organesh.

Ebola u identifikua për herë të parë në vitin 1976 në Republikën Demokratike të Kongos dhe deri më sot mbetet një nga viruset më vdekjeprurëse në Afrikë. Gjatë 50 viteve të fundit, rreth 15 mijë persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje në kontinent.

Shpërthimi më i rëndë në historinë e Republikës Demokratike të Kongos ndodhi mes viteve 2018 dhe 2020, kur humbën jetën afro 2 mijë e 300 persona.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.