Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.66 ▼15.31%
ARI 4,856 ▲3.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,766 ▲ +4.7% ETH $2,242 ▲ +6.69% XRP $1.3853 ▲ +5.76% SOL $84.4700 ▲ +6.44%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.66 ▼15.31 % ARI 4,856 ▲3.65 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.66 ▼15.31 % ARI 4,856 ▲3.65 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Edhe pas 17 vjetësh, Kosova mbetet ndër vendet më të korruptuara

Tri ligjet që e rregullojnë konfiskimin e pasurisë kanë kompetenca të ndryshme dhe në një farë mënyre vetëm se sa shkaktojnë konflikt dhe nuk e ndihmojnë aspak sistemin e konfiskimit të pasurisë, i cili nuk kanë sjellë rezultate në luftimin e kësaj dukurie.

Kështu u tha në hulumtimin e organizatës “Çohu” mbi procesin e konfiskimit të pasurisë në Kosovë.

Sipas hulumtimit, vetëm gjatë vitit 2015 janë 16 milionë pasuri të sekuestruar dhe kemi vetëm 100 mijë euro pasuri të konfiskuar.

Artan Demhasaj nga kjo organizatë ka thënë se sipas të dhënave zyrtare konfiskim më të madh ka vetëm në shtëpi, banesa, hotele, por që shumë pak konfiskim të parasë.

“Kjo tregon se deri më tani në Kosovë fokusi nuk është tek pasuria e paraja, por më shumë është tek individi ose te kryesi i veprës penale. Deri sa Kosova nuk ndërton një sistem ku ndjek paranë, do të ndjek në mënyrë objektin dhe jo subjektin, konsideroj se suksesi ka qenë shumë i mangët. Fokusi i parandalimit të krimit të organizuar duhet të jetë tek paraja dhe jo tek individi…”, ka thënë ai.

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion tha se dhe pse janë ngritur mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, Kosova sot e 17 vjet pas luftës po vazhdon të qëndroj në majat e vendeve që kanë korrupsionin më të lartë, skandalet korruptive po kalojnë fshehurazi dhe prokuroria po hesht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.