Kosova
Edhe Rexhep Selimi në Gjykatë
Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka shoqëruar për në Gjykatë Themelore, kryetarin e Vetëvendosje Visar Ymeri.
Ky i fundit bashkë me Rexhep Selimin sot janë thirrur për një seancë gjyqësore që ka të bëjë me rastin e konfliktit që kanë pasur me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
Rexhep Selimi ka konfirmuar se ai ndodhet në seancë gjyqësore.
Nga ana tjetër, edhe Mirlinda Gashi, zyrtare për informim në Gjykatën Themelore, ka konfirmuar së nga ora 10:00 nis seanca gjyqësore për dy të lartpërmendurit.