Ekonomia

Eficenca e energjisë, fond i vecantë për kursimin e energjisë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) ka dorëzuar në qeveri projektligjin “Për efiçencën e energjisë”, që përfshin edhe ruajtjen e efiçencës së energjisë në banesa, ku gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, përfshirë dhe administratën publike, kompanitë e mëdha, qytetarët, do detyrohen të zbatojnë rregulla për kursimin e energjinë elektrike, ndërsa për herë të parë parashikohet Fondi i eficencës.
Sipas burimeve zyrtare në MEI, Shqipëria ka marrë zotimin që deri në vitin 2020 të ulë me 11% konsumin e energjisë, ndaj ky detyrim e bën urgjent rritjen e eficences së energjisë në tërësi.
Me miratimin e ligjit të ri, rregullat e reja do të nisin fillimisht në sektorin publik dhe kompanitë e mëdha. Masat do të parandalojnë konsumin e tepërt, nisin me ndalimin e pajisjeve elektroshtëpiakeve, që nuk kursejnë energji, deri te ndërtimi i pallateve, që nuk do të lejohen më të mos përdorin termoizolimin.
Për apartamentet dhe godinat e vjetra, ministria do të krijojë Fondin e eficencës, i cili do të japë para për rikonstruksion deri në 50% të ndërtesave të vjetra. Në bazë të ligjit të ri, do të ngrihet edhe një strukturë e veçantë monitorimi, që do të kontrollojë në terren zbatimin e tij.
Qeveria planifikon që brenda vitit 2020 të investohen rreth 500 milionë euro në sektorin energjetik në bazë të Strategjisë së rimëkëmbjes energjetike prej nga pritet që tregu energjetik në vend të liberalizohet dhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes të minimizohen.
Për zbatimin e strategjisë për rimëkëmbjen e sektorit energjetik, po investohen rreth 110 milionë euro, kredi nga Banka Botërore. Investimet e tjera konkrete të qeverisë shqiptare në sektorin e energjisë do të fokusohen te vendosja e matësve inteligjentë dhe rindërtimi i nënstacioneve elektrike.
Pjesë e Strategjisë janë dhe linjat e interkonjeksionit, ku ndërsa në pranverën 2016 nis nga puna linja e transmetimit 400 Kv me Kosovën, pritet edhe hapja e procedurave për tenderin e linjës me Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button