☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,589 ▲ +1.43% ETH $2,053 ▲ +2.55% XRP $1.3541 ▲ +1.69% SOL $83.7900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ekipi shqiptar i shpëtimit i përlotur: Situatë drithëruese, kthejmë solidarizimin e Turqisë për ne në tërmetin e 26 nëntorit!

Gazetari i Top Channel Artur Bibe, ka mundur të intervistojë dy nga anëtarët e ekipit shqiptar të shpëtimit që ndodhet në Turqi për shpëtimin e njerëzve nga rrënojat e tërmetit vdekjeprurës.
Behari, një nga anëtarët e ekipit është shprehur se grupi ka vijuar punën pa ndërprerje prej 24-orësh për nxjerrjen e trupave.

Aktualisht po ndihmojmë përmes kamerave. Kemi vijuar punën pa ndërprerje 24 orëve. Po punohet për nxjerrjen e trupave. Situata është shumë e rëndë. Jemi futur në vende shumë të vështira. Gjendja është shumë e rëndë.”- shprehet Behari, anëtar i ekipit shqiptar.

Mjekja shqiptare, Hygerta Ilica është shprehet e përlotur se situata atje është drithëruese. Ajo thotë se solidarizimi i ekipit shqiptar vjen pas asaj që bëri Turqia për tërmetin që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019.

Si mjeke e ekipit është situatë drithëruese për ne. Civilët kërkojnë ndihmë, na drejtohen në mënyrë drithëruese. Po përpiqemi të bëjmë aq sa mundemi. Ka banorë e zëra që dëgjohen e nuk i ndihmojmë dot. Po punojmë krah forcave turke. Ky solidarizim vjen pas atij që ka bërë Turqia për ne në kohën e tërmetit, për mua Turqia është vend i afërt. Jam e lumtur që po jap këtë kontribut. Shpresojmë të bëjmë krenar popullin tonë”- shprehet anëtarja e ekipit shqiptar, Hygerta Ilica.

Aktualisht kanë kaluar 3 ditë nga tërmeti që la pas mbi 16 mijë viktima në Turqi dhe Siri dhe puna  e ekipeve të shpëtimit është e vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Për të mbijetuarit nën rrënoja mbijetesa po bëhet ende më e vështirë, nga mungesa e ujit e ushqimit dhe i ftohti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.