Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,459 ▲ +0.19% ETH $1,998 ▲ +0.38% XRP $1.3338 ▲ +0.59% SOL $82.2000 ▼ -0.68%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ekonomi në festën e Prezës: Të promovojmë produktet turistike të çdo zone

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, ka marrë  pjesë sot në eventin e zhvilluar në Kalanë e Prezës të titulluar “Zhvillimi ekonomik dhe trashëgimia kulturore e Vorës”.

Në fjalën e saj Ekonomi  deklaroi se traditat dhe trashëgimia kulturore janë një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik të qendrueshëm, kryesisht të zonave të tilla  të mëdha që përfshijnë disa fshatra siç është dhe Bashkia e  Vorës.

Më tej, ministrja Ekonomi tha se ky vit është viti ndërkombëtar i turizmit të qendrueshëm, i shpallur nga OKB, dhe në gjithë botën po zhvillohen aktivitete të këtij lloji për të promovuar zona të ndryshme duke lidhur trashëgiminë kulturore me zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre zonave. “Edhe eventi në Kalane  e Prezës kishte pikërisht këtë synim, të sillte në një qendër të vetme gjithë produktet karakteristike të zonës, si në artizanat, në kulinari, bletari, verë, vaj ulliri etj”, tha ajo.

Ekonomi përshëndeti organizimin e këtij eventi duke kërkuar që të shënohet në kalendar dhe të bëhet i përvitshëm, që të shërbejë si mundësi për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit. Ajo u kërkoi gjithashtu tur-operatorëve që ta shënojnë këtë ditë gjithashtu dhe ta përdorin këtë event të përvitshëm për të sjellë turistë në këtë zonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.