Ekonomia

Ekosistemi Vjosë-Nartë, një atraksion për turizmin e vëzhgimit

Kur flasim për ekosistemin lagunor bregdetar, që tashmë është kthyer edhe në një atraksion turistik për vëzhgimin e shpendëve që shumohen në to, nuk mund të mos lemë pa përmendur lagunën e Nartës që zë fill me grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Kjo është një zonë e pasur me ligatina, toka kënetore dhe shpendë ujorë. Takohet bimësi tipike mesdhetare e tokave të kripura sikurse dhe në pjesën veriore të grykëderdhjes së lumit Vjosë, ku fillon shtrirja e lagunës së Karavastasë.

Narta është laguna e dytë në vend për nga rëndësia për shpendët e ujit pas Divjakë-Karavastasë, duke strehuar në shtrirjen e saj rreth 20 000 shpendë dimërues dhe mbi 40 lloje të tyre. Zona e Zvërnecit cilësohet për bukuritë bregdetare të ndërthurura me pasuritë e saj kulturore e tradicionale, që përbëjnë potenciale për zhvillimin e turizmit. Së fundmi kjo zonë është kthyer në një atraksion të vërtet për vizitorët dhe kuriozët vendas e të huaj, që vëzhgojnë shpendët e rrallë në natyrën e lirë. Moratoriumi që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, ka sjell shumimin e tyre dhe kthimin në abitatin tradicional.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button