☁️
Tiranë 11°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,579 ▲1.12%
DOW 46,203 ▲1.37%
NASDAQ 21,910 ▲1.21%
NAFTA 89.30 ▼9.09%
ARI 4,390 ▼4.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,611 ▲ +2.63% ETH $2,137 ▲ +2.64% XRP $1.4340 ▲ +2.83% SOL $90.3900 ▲ +3.41%
S&P 500 6,579 ▲1.12 % DOW 46,203 ▲1.37 % NASDAQ 21,910 ▲1.21 % NAFTA 89.30 ▼9.09 % ARI 4,390 ▼4.04 % S&P 500 6,579 ▲1.12 % DOW 46,203 ▲1.37 % NASDAQ 21,910 ▲1.21 % NAFTA 89.30 ▼9.09 % ARI 4,390 ▼4.04 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim akcizën me 20%.”

Kur e dëgjon në parim, duket si një lehtësim i madh, por kur bën llogaritë, kursimi nuk është më shumë se rreth 600 lekë në muaj. Lëvizja e qeverisë për uljen e akcizës me 20% nuk duket se do të sjellë ndonjë lehtësim të ndjeshëm për përdoruesit e “arit të zi”.

“Nuk e di mbi çfarë baze janë bërë llogaritjet nga ana e qeverisë, por pikëpamja ime personale është që akciza duhet hequr komplet. Akciza është ajo që e dyfishon çmimin e naftës. Nëse nafta në tregun global, para konfliktit, ishte 60–65 lekë për litër, akciza e çonte në 100 lekë, pastaj futej edhe TVSH-ja, që e çonte në 120 lekë,” shprehet eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në arkën e shtetit u futën rreth 300 milionë euro nga të ardhurat prej akcizës mbi naftën. Sipas përllogaritjeve, arka e shtetit do të humbiste vetëm 3.3% të totalit të të ardhurave.

“Problemi është se buxheti i shtetit po shpërdorohet. Paratë po përdoren për punime civile, por punimet janë të dobëta. Pra kemi dy variante me heqjen e taksave: ose të marrim taksa dhe të kemi një buxhet shteti të mirë, ose të mos i marrim ato taksa dhe t’ua lëmë qytetarëve që t’i përdorin paratë sipas nevojave të tyre”, thotë Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës po vazhdon rritjen në bursë, ndërsa në tregun vendas litri i naftës po tregtohet me 214 lekë për litër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.