🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,897 ▼ -1.79% ETH $2,057 ▼ -3.91% XRP $1.3187 ▼ -2.18% SOL $78.9600 ▼ -2.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Eksperti i njohur: Shqipëria model për reformat ekonomike

 “Shqipëria është bërë një model i faktit se si të arrihet stabilizimit makro-ekonomik, si të bëhet reforma ekonomike”, deklaroi sot ish-Kryeekonomisti i BERZH, Erik Berglof në Konferenca Vjetore të Bankës së Shqipërisë,  “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, mbajtur në Tiranë.

Në fjalën e tij, drejtor i instituti të Çështjeve Globale në Londër, Erik Berglof vlerësoi arritjet që ka bërë Shqipëria vitet e fundit duke ruajtur stabilitetin ekonomik.

Ai iu referua transformimit ekonomik që ka ndodhur në 5-6 vitet e fundit në Shqipëri

“Dhe tabloja që nga atëherë, deri më sot nuk mund të ishte më ndryshe se kaq. Ishte një kohë kur kishte zhbalancime të mëdha makro-ekonomike, kishte hapësira të mëdha fiskale. Kur shoh sot Shqipërinë është një vend krejt i ndryshëm. Shqipëria është bërë një model i faktit se si të arrihet stabilizimit makro-ekonomik, si të bëhet reforma ekonomike. Por një pjesë e këtij vlerësimi i shkon për kryeministri Edi Rama dhe ekipit të tij”, tha në vijim Berglof.

Tani, shtoi Berglof,” i jam rikthyer botës akademike dhe jam pjesë e një institucioni të forumit ekonomik dhe po përpiqemi të  ndërtojmë dhe forcojmë institute për çështje globale dhe motoja jonë është të trajtojmë sfidat globale duke përdorur zgjedhjen që ka rrënjë lokale dhe këto zgjidhje kanë partneritet me institucione lokale”.

“Gjatë vitit të kaluar kam qenë përfshirë në një aktivitet të G 20, ku u përpoqëm të trajtojmë sfidat globale ku në themel qëndron pronësia lokale”, tha ai.

Po ashtu, ish-kryeekonomisti i BERZH, Erik Berglof, vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë, duke e konsideruar një model.

“Këtu dhe me Bankën Qendrore në kemi patur partneritet për organizimin e kësaj konference dhe shpresojmë për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen dhe Guvernatori Sejko ka qenë një model si të bëhet dhe realizohet politika monetare dhe kemi kënaqësinë që të bashkëpunojmë me të dhe ekipin e tij”, tha Berglof.

“Një prej  sfidat kyçe e që ne shikojmë  është qëndrueshmëria financiare dhe po shikojmë atë që Shqipëria ka arritur përsëri krahasuar me gjashtë apo shtatë vjet më parë, kur unë u përfshiva  për herë të parë në Shqipëri dhe është një arritje shumë e madhe. Meritat i shkojnë edhe Bankës së Shqipërisë”, theksoi ai.

Erik Berglof  aktualisht është Profesor, Drejtor i Institutit të Çështjeve Globale në Londër, ndërsa më herët mbante detyrën e Kryeekonomistit të BERZH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.