🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,772 ▼ -0.58% ETH $2,093 ▼ -0.78% XRP $1.3982 ▼ -0.36% SOL $88.1700 ▼ -1.21%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet: 20,8% rritje vjetore në pesë vitet e fundit

Gjatë periudhës 5-vjeçare, 2010-2014, eksportet jo vetëm që vijuan trendin rritës, por u zgjerua harta gjeografike me botën, importet u karakterizuan me ulje dhe ngritje, ndërsa defiçiti tregtar u përmirësua, pasi shënoi ulje mesatare vjetore 1,3 %.
Sipas INSTAT, rritja mesatare vjetore e eksporteve arriti në 20,8 %, ndërsa rritja mesatare për importet arriti në 5,4%.
Viti zgjedhor 2013 për eksportet në pesë vitet e fundit 2010-2014 ndikoi në uljen e tyre në tërësi me gjithë vendet partnere. Në importet u vu re rënie e tyre në dy vitet 2012-2013 dhe me rritje vitet e tjera.
Në vitin 2014 u shënua me 3,8% rritja vjetore në eksporte, me 6,7% në importe dhe për pasojë, defiçiti tregtar u rrit rreth 9,4 %. Vjet eksportet mbuluan 46,3 % të importeve, ndërsa në 2013-tën mbuluan 47,6 %.
Gjatë periudhës 2010-2014, eksportet në vlerë shënuan rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Greqisë, Kosovës dhe Turqisë dhe krahasuar me periudhën e para 2010-tës, është shënuar diversifikim i hartës së eksporteve shqiptare. Kështu, vjet eksportet me Italinë zunë 52 % të totalit të eksporteve nga 50,8 % që zinin në vitin 2010. Me Kosovën zunë 7,3 % të eksporteve nga 6,2 % që zinin në vitin 2010, me Spanjën 6,5 % të eksporteve nga 3,5 % në vitin 2010 dhe me Greqinë zunë 3,5 % të eksporteve nga 5,4 % në vitin 2010.
Në vitin 2014 vërehet një rritje vjetore prej 3,8 % në eksporte, 6,7 % në importe dhe defiçiti tregtar u rrit rreth 9,4 %, pasi eksportet mbuluan 46,3 % të importeve, nga 47,6% që ishin në 2013-tën.
Nisur nga pesha specifike në importet e mallrave, gjatë viteve 2010-2014 partneri kryesor, Italia shënoi tendencë rritje deri në 2013, por nga vjet nisi të ulet, cka tregon gjetje të tregjeve të reja në vende të tjera. E kundërta ndodhi me fqinjin tjetër, Greqinë, ku deri në 2013-tën importet shënuan rënie, për të nisur rritjen gjatë vitit 2014. Me tendencën drejt rritjes së mallrave është shënuar tregu i largët Kina, ndërsa u karakterizua me luhatje Turqia, sepse pas uljes deri në vitin 2011, nisi rritjen e volumit të mallrave deri në 2014-tën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.