☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,118 ▼ -0.65% ETH $2,489 ▲ +0.12% XRP $1.3980 ▼ -0.91% SOL $104.0500 ▼ -1.91%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Bota

Ekspozimi ndaj kimikateve: Cilat janë mënyrat për të shmangur kontaktin me to?

– Kimikatet me të cilat ndeshemi çdo ditë, mund të gjenden në plastikë, ujë, tekstile, produkte shtëpiake dhe në mjedis.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se disa substanca që çrregullojnë sistemin endokrin, gjenden në produkte të përditshme dhe mund të ndikojnë në shëndet, veçanërisht te grupet më të ndjeshme.

Në listën e publikuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) në SHBA, sugjerohen gjashtë hapa për të reduktuar ekspozimin e përditshëm ndaj kimikateve.

1. Kufizoni përdorimin e shisheve plastike

Plastikat mund të jenë burim ekspozimi ndaj mikroplastikave dhe substancave kimike të përdorura si aditivë.

OBSH i konsideron mikroplastikat një ndotës në rritje dhe thekson se ka ende pasiguri të rëndësishme lidhur me efektet afatgjata të ekspozimit te njerëzit.

Për përdorim të përditshëm, kalimi te shishet prej qelqi ose materiale të tjera të përshtatshme, mund të jetë një mënyrë praktike për të reduktuar përdorimin e plastikës, por kjo nuk do të thotë se çdo shishe plastike përbën automatikisht rrezik shëndetësor.

2. Mos e konsideroni saunën një “detoks” të organizmit

Djersitja mund të çojë në eliminimin e sasive të vogla të disa substancave, përfshirë disa metale të rënda, por një rishikim shkencor arriti në përfundimin se roli i djersës në eliminimin e mbetjeve dhe toksinave është shumë më i vogël krahasuar me veshkat dhe traktin gastrointestinal.

Një studim i vogël me 12 persona zbuloi se disa metale të rënda, mund të gjenden në djersë, por ushtrimi fizik rezultoi më efektiv se qëndrimi në sauna, për eliminimin e disa prej tyre përmes djersitjes.

Pra, sauna mund të ketë përfitime të tjera shëndetësore, por nuk duhet parë si një mënyrë për të “pastruar” trupin nga toksinat.

3. Zgjidhni me kujdes tekstilet që qëndrojnë gjatë në kontakt me lëkurën

Veshjet nuk janë domosdoshmërisht të rrezikshme vetëm sepse janë sintetike.

Megjithatë, një rishikim shkencor ka identifikuar në tekstile substanca të ndryshme, përfshirë ftalatet, formaldehidin, bisfenolët dhe përbërës të tjerë kimikë, ndërsa një rishikim i vitit 2024 u përqendrua posaçërisht te prania e ftalateve në veshje.

Për këtë arsye, larja e rrobave të reja para përdorimit dhe zgjedhja e produkteve nga prodhues të besueshëm, janë masa më të arsyeshme sesa shmangia absolute e çdo veshjeje poliester.

4. Përdorni qelq për ushqimet dhe pijet

Qelqi mund të jetë një alternativë e dobishme për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve, sidomos kur përdoret në vend të enëve plastike.

Megjithatë, edhe këtu nuk është e nevojshme të krijohet ideja se çdo kontakt me plastikën është i rrezikshëm.

Qëllimi kryesor është reduktimi i ekspozimit të panevojshëm, jo eliminimi i çdo materiali sintetik nga jeta e përditshme.

5. Kontrolloni cilësinë e ujit përpara se të blini një filtër

Filtrimi i ujit mund të jetë i dobishëm, por një filtër nuk largon domosdoshmërisht të gjithë ndotësit.

Sipas CDC-së, lloje të ndryshme filtrash janë projektuar për ndotës të ndryshëm dhe konsumatorët duhet të zgjedhin sistemin në bazë të substancës që duan të largojnë.

Për shembull, sistemet me osmozë të kundërt, mund të reduktojnë disa kimikate, ndërsa filtrat e zakonshëm me karbon nuk janë të përshtatshëm për çdo lloj ndotësi.

CDC rekomandon testimin e ujit dhe kontrollimin e certifikimit të filtrit, për substancën specifike që synohet të eliminohet.

6. Përqendrohuni te reduktimi i ekspozimit, jo te “detoksifikimi”

Organizmi ka vetë sisteme për përpunimin dhe eliminimin e shumë substancave, veçanërisht përmes mëlçisë, veshkave dhe traktit gastrointestinal.

Prandaj, qasja më e mbështetur shkencërisht është identifikimi dhe reduktimi i ekspozimeve të panevojshme, në vend të programeve të ndryshme “detoks”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.