☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,326 ▼ -0.24% ETH $2,243 ▲ +1.11% XRP $1.2560 ▲ +2.29% SOL $96.7900 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Cakolli: Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ngritur dilema për respektimin e afateve kushtetuese.

Përmes një reagimi në Facebook, Cakolli ka pyetur se si mund të thirret dhe të mbahet një seancë, sipas tij, “jashtë çdo afati kushtetues”, pa iu drejtuar paraprakisht Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar pasojat juridike të tejkalimit të afatit.

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar njëherë Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike të shkeljes së afatit?”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka theksuar se seanca pritet të mbahet më shumë se një muaj pas skadimit të afatit për konstituimin e Kuvendit, të përcaktuar sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe pas një afati shtesë që, sipas tij, është paraqitur si kushtetues.

Cakolli ka ngritur edhe pyetjen nëse afatet kushtetuese mund të tejkalohen në rastet kur nuk përcaktohet shprehimisht një pasojë konkrete juridike.

“Sikur secili afat kushtetues që s’e ka të përcaktuar një pasojë konkrete mund të tejkalohet, ndërsa akterët të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë?”, ka shkruar ai.

Në fund, hulumtuesi i KDI-së ka paralajmëruar se mosrespektimi i afateve mund t’i zhveshë ato nga karakteri kushtetues.

“Sepse nëse afatet vlejnë vetëm kur u konvenojnë partive, ato pushojnë së qeni afate kushtetuese dhe shndërrohen në afate politike”, ka deklaruar Cakolli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.