Kronika
Ekspozita e Çamërisë në Presidencë nga Meta/ Athina zyrtare reagon ashpër
November 19, 2021
0 1 minute read
Athina zyrtare ka reaguar menjëherë dhe ashpër duke kërkuar shpjegime nga presidenca e Shqipërisë në lidhje me ekspozitën me fotografi dhe harta me temë “gjenocidi i çamëve ” dhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”.
Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike greke sipas të cilave Ambasada greke në Tiranë ka dërguar një note proteste dhe menjëherë kërkoi shpjegim nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta, lidhur me këtë ekspozitë.
Sipas saj këto fotografi të cilat janë ekspozuar në gardhin e jashtëm të presidencës shqiptare, shoqërohen me akuza ndaj Greqisë për “gjenocidin e çamëve”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “trojet e pushtuara shqiptare”.
Në të njëjtën notë theksohet se vetë presidenti shqiptar është shoqëruar nga organizatorët e ekspozitës në fjalë.