☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.06 ▲0.17%
ARI 4,611 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,628 ▼ -1.79% ETH $2,041 ▼ -1.64% XRP $1.3159 ▼ -2.76% SOL $80.5700 ▼ -4.53%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.06 ▲0.17 % ARI 4,611 ▲1.17 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.06 ▲0.17 % ARI 4,611 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Arte

Ekspozita “Le të fillojë gjuetia!” në Galerinë FAB

“Le të fillojë gjuetia!” është titulli i ekspozitës së fundit të artistit Albes Fusha, në Galerinë FAB.

Projekti nuk trajton gjuetinë si ngjarje, por si ritual në kuptimin antropologjik. Ky projekt fokusohet tek gjendja kalimtare që shfaqet gjatë përfshirjes në ritualin e bërjes kurban të kafshëve, ku besimi vepron si shtysë drejt përvojës fizike.

Riti vepron si mekanizëm aktivizues. Përmes përsëritjes së gjesteve, qëndrimit të zgjatur dhe bashkëndarjes së përvojës, trupi hyn në një gjendje ndërmjetëse. Kjo gjendje krijon një ndjeshmëri të veçantë, ku individi përjeton një zhvendosje të përkohshme të vetes brenda një veprimi njëkohësisht individual dhe të përbashkët.

Imazhet e prezantuara në këtë ekspozitë kanë lindur nga vëzhgimi i kësaj gjendjeje. Ato ndalen në çastet kur trupi është i përqendruar në një intensitet të brendshëm, ndërsa veprimi i jashtëm zhvillohet në masivitet dhe përjetimi merr formë kolektive. Gjaku, pesha, gjestet e përsëritura nuk dokumentohen si folklor, por si shenja të një sistemi simbolik që vazhdon të veprojë në kohën bashkëkohore.

Imazhet fiksojnë gjurmën e një gjendjeje pothuajse trans, duke regjistruar intensitetin e përjetimit fizik që shtrihet në rrjedhën e kohës.

Albes Fusha prej më shumë se tri dekadash ka kontribuar në formësimin e fotografisë shqiptare si medium bashkëkohor, si kurator, anëtar jurish ndërkombëtare, pjesëmarrës në konkurse e ekspozita jashtë vendit, pedagog dhe themelues i programit të studimit të fotografisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.