Ekuipazhi i ”Air Algerie” është i gjithi spanjoll
Gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit ”Air Algeria”, i zhdukur sot mes Ugadugut dhe Algjerisë, janë të gjithë spanjollë, njoftoi sindikata e pilotëve spanjollë, Sepla. ”Avioni, tip McDouglas MD83 me 110 pasagjerë në bord nuk ka mbërritur në Algjer”, njoftoi kompania Swiftair, pronare e avionit. “Ne nuk kemi asnjë kontakt deri tani”, shtoi ajo. ”Dy pilotët dhe katër anëtarët e ekuipazhit janë spanjollë”, theksoi Sepla. Një avion i kompanisë ”Air Algerie”, që udhëtonte në itinerarin Ugadugu (Burkina Faso) – Algjer, ka humbur kontaktet, 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti Ugadugut. “Shërbimet e navigimit ajror kanë humbur kontaktet me një avion të ‘Air Algerie’, 50 minuta pas ngritjes”, njoftoi kompania ajrore publike algjeriane.