☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 111.85 ▼0.5%
ARI 4,733 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,372 ▼ -0.85% ETH $2,117 ▼ -1.67% XRP $1.3199 ▼ -1.74% SOL $82.1000 ▼ -0.02%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 111.85 ▼0.5 % ARI 4,733 ▲1.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 111.85 ▼0.5 % ARI 4,733 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutohet vendimi i gjykatës, sekuestrohen llogaritë e Rezart Taçi

Policia e Shtetit ka ekzekutuar këtë të hënë urdhërin e gjykatës, duke vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të biznesmenit të njohur, Rezart Taçi.
Urdhëri i shkallës së parë është zbatuar nga strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me sektorin kundër pastrimit të parave në Drejtorinë e Tiranës.
“Në bazë të këtij vendimi po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë, ndërsa janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë”, thuhet në një njoftim për shtyp.
Akuza që rëndon ndaj Taçit është “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe mbi lidhjet e tij shoqërore e familjar, të përfshirë në këtë aktivitet.
Edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për hetimin e krimit financiar ne Policinë e Shtetit, nën akuzat “fshehje te ardhurash”, “mospagim taksash”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”.
Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe kompanive të tjera llogariten mbi 14 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.