☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Elbasan: Dëbora bllokon disa zona malore, mungon energjia elektrike

Reshjet e shiut dhe dëborës që ranë një natë më parë kanë shkaktuar probleme në disa akse kombëtare dhe rurale të qarkut të Elbasanit.

debora-ne-aksin-Librazhd-Qafe-Thane.jpg-1.jpg2_.jpg3_.jpg4_.jpg5_Në një deklaratë për mediat, Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e qarkut ka bërë të ditur edhe akset më problematike të verifikuara nga vetë specialistët e këtij shtabi në vendet ku ka pasur edhe probleme Në deklaratë thuhet se “problem si pasojë e reshjeve të dëborës dhe shirave ka pasur në aksin kombëtar Rrogozhinë – Qafë Thanë, konkretisht në segmentin Papër – Paulesh si pasojë e rrëshkitjes së dheut, në segmentin Ura e Murrashit – Librazhd, ku ka pasur rënje materialesh të ngurta, segmenti Librazhd – Qukës (Dragostunj), si pasojë e reshjeve të dëborës, segmenti Prrenjas – Qafë Thanë, me reshje dëbore, ku për disa orë një natë më parë në këtë aks qarkullimi ishte i bllokuar, si rezultat i lëvizjes së mjeteve pa zinxhir.Mësohet se me ndërhyrjen e firmës që mirëmban segmentin, gjendja u normalizua në orët e vona të natës.
Sipas informacioneve të marra mëngjesin e sotëm në këtë aks qarkullimi është normal. Mësohet se vazhdon të jetë i bllokuar qarkullimi si pasojë e trashësisë së doborës që arrin 50 centimetra aksi nacional Librazhd – Steblevë. Në rrethin e Librazhdit si pasojë e reshjeve të dëborës ka difekte në sistemin e shpërdarjes së energjisë elektrike, ku janë pa energji komunat Orenjë, Lunik, Steblevë, Stravaj, Qukës dhe qyteti i Librazhdit. OSSHE po punon për riparimin e difekteve për furnizimin me energji.
Ndërsa, në komunën Qendër Librazhd është bllokuar aksi rural Togëz – Qarrishtë. Në komunën Rrajcë janë bllokuar akset rurale Rrajcë – Skënderbej dhe Rrajcë – Bardhaj.
Në rrethin e Gramshit ka probleme në aksin rural Gramsh – Porocan dhe Kthesa Kukrit – Kukër.
Rrethi i Elbasanit, problem ka komunen Shushicë në fshatin Hajdaran. Si rezultat i reshjeve të shiut ka rritje të nivelit të ujit në disa shtëpi, por pa probleme serioze.
Komuna Labinot Mal ka bllokim të aksit rural Xibrrakë – Labinot Mal dhe nga kthesa Labinot Fushë – Labinot Mal ka bllokim nga reshjet e dëborës dhe difekte në furnizimin me energji elektrike të popullatës. Komuna po merr masa për normalizimin e qarkullimit. Që në orët e mëngjesit në qytetin e Librazhdit dhe fshatrat e tij ka shkuar për një inspektim vetë prefekti Arben Kamami i cili po ndjek edhe nga afër punëtorët e mirëmbajtjes të cilët po punojnë për zhbllokimin e akseve të bllokuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.