Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,651 ▲ +0.91% ETH $2,156 ▲ +0.83% XRP $1.4381 ▲ +0.05% SOL $89.9200 ▲ +1%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Elbasan, protestojnë punonjësit e hekurudhës

220 punonjësit e hekurudhës së rajonit të Elbasanit i janë bashkëngjitur grevës kombëtare 1-ditore duke pezulluar punën në këtë sektor.

Në vazhdimësi të grevës së nisur dy muaj më parë pranë Autoritetit Portual të Durrësit, punonjësit e hekurudhës e kanë përshkallëzuar protestën e tyre, duke deklaruar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave.

“Duam plotësim kushtesh. Hekurudha është lënë pas dore. Ne kemi kërkesat tona: orët e natës dhe sigurimet shoqërore nuk janë paguar. Edhe pagat merren me vonesë”, thonë punëtorët.

Përpos kërkesave ekonomike, punonjësit e hekurudhës kanë dhënë edhe sugjerimet e tyre, të cilat mund të ndikojnë në ringritjen e këtij sektori. Sipas tyre, transporti i mineraleve dhe produkteve të tjera në drejtim të import-eksportit, transporti i çimentos me Malin e Zi dhe transporti i karburanteve nga Ballshi në drejtim të Vlorës të kryhen nga Hekurudha Shqiptare.

Ata kërkojnë edhe rihapjen e stacionit hekurudhor në Tiranë, si nyje kryesore në drejtimet Shkodër, Vlorë e Pogradec.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.