Elbasani-Egnatia Gvozdenovic: Do të jetë një ndeshje e bukur, të fitojë ekipi më i mirë
Java e 29-të e kampionatit nis me një supersfidë, përballjen Elbasani-Egnatia, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport nesër në orën 19:00. Tekniku i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic ka folur për mediat në prag të kësaj ndeshjeje. Ai vlerëson kundërshtarin, por thekson se Elbasani do të japë maksimumin që të fitojë këtë takim.
“Deri tani jemi gati, vetëm Janacek, Lulaj dhe Diallo nuk janë të gatshëm. Sot kemi stërvitjen e fundit, do të flasim me stafin për formacionin, të gjithë janë gati.
Detyrim për të fituar? Detyrim kemi për të luajtur fort, për tifozët dhe të japim maksimumin, ne jemi Elbasani dhe do të provojmë gjithçka, edhe nesër. Përballë kemi Egnatian, një skuadër e mirë e fortë dhe kemi shumë respekt, dy vitet e fundit ka dalë kampion, ka një skuadër të mirë, por kjo është detyra jonë.
Dënimi i Egnatias? Nuk dua ta komentoj, sepse i takon Federatës dhe Egnatias, ne duam të shohim punën tonë, lojtarët luajnë në fushë, jo stafi, Egnatia ka 25 lojtarë të fortë, nesër do të jetë një ndeshje e bukur, kush ekip është më i mirë do të fitojë”, ka thënë mes të tjerash Ivan Gvozdenovic.
The post Elbasani-Egnatia në RTSH, Gvozdenovic: Do të jetë një ndeshje e bukur, të fitojë ekipi më i mirë appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.