Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.23 ▼14.8%
ARI 4,842 ▲3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,763 ▲ +4.67% ETH $2,251 ▲ +7.11% XRP $1.3811 ▲ +5.12% SOL $84.4500 ▲ +6%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.23 ▼14.8 % ARI 4,842 ▲3.36 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.23 ▼14.8 % ARI 4,842 ▲3.36 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Elezi: Lufta ndaj korrupsionit, prioritet për hapjen e negociatave

qendra-informimit-KE-Foto-Agim-Dobi-3-525x350Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Gentian Elezi deklaroi të martën se lufta ndaj korrupsionit është një ndër 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Gjatë aktivitetit të organizuar në zyrat e informimit të BE-së në Tiranë, ku u diskutua strategjia për uljen dhe parandalimin e korrupsionit në administratën doganore, Elezi theksoi se lufta ndaj korrupsionit është intensifikuar dhe se në qershor kur Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandat, u vlerësuan pozitive masat e ndërmarra në këtë kuadër.
Ndër hapat që duhen ndërmarrë për intensifikimin e luftës ndaj korrupsionit, Elezi veçoi përmirësimin e kuadrit ligjor dhe masave administrative.
Ndërkohë, Drejtorja e kabinetit pranë Kordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit në Këshillin e Ministrave, Eridana Çano, tha se institucinet kanë paraqitur masa konkrete për luftën ndaj korrupsionit. Konkretisht, theksoi ajo, në administratën doganore janë ndërmarrë disa masa për lehtësimin e porcedurave dganore si një ndër elemetët thelbësor për të luftuar korrupsionin.
Shpesh, vijoi ajo, konsiderohen procedurat si shkas për korrupsion dhe jo mitmarrja siç edhe përceptohet në pamje të parë.

 Gjate aktivitetit "Strategjia për uljen dhe parandalimin e korrupsionit në administratën doganore".Foto.A.Dobi

 

Ndërkohë, nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Dritan Çekani, paraqiti disa nga masat antikorrupsion.
Duke u ndalur në politikat antikorrupsion, ai vlerëson se pavarësisht nga të gjithë hapat pozitivë që janë ndërmarrë në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, ai mbetet problem serioz, dhe është i përhapur në shumë fusha përfshi institucionet e zbatimit të ligjit.

Në këtë kuadër, Çekani shprehet se duhet të realizohet një vlerësim i kuadrit të të gjithë institucioneve që merren me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshirë rolin, funksionimin dhe impaktin e këtyre institucioneve dhe kordinimin e tyre.
“Nevojitet efektivitet në raportim, koordinim politikash dhe monitorim në nivel qëndror. Institucionet shtetërore që meren me luftën kundër korrupsionit janë të cënueshme ndaj presionit dhe influencës politike. Është veçanërisht e rëndësishme të garantohen kritere transparente dhe mbi baza merite për emërimet dhe largimet nga puna. Roli i shoqërisë civile vazhdon të jetë i kufizuar pavarësisht një rritjeje kohët e fundit të përdorimit të medias sociale si mjet për të tërhequr vëmendjen drejt ankesave dhe denoncimit të abuzimeve”, deklaroi Çekani.
Në kuadër të organizimit operacional në dogana, si prioritet veçohen përcaktimi i standardeve dhe objektivave për cilësinë e shërbimit ndaj klientit, ndarja e pocedurave doganore në mënyrë të tillë që të reduktohet në minimum liria për të vepruar e punonjësve doganorë, si dhe kompjuterizimi i procedurave doganore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.