Moda
Elie Saab mrekullon me koleksionin e ri
Në koleksionin Vjeshtë/Dimër 2016 Haute Couture, modelet kanë parakaluar në sfilatë me fustane të denja për princesha.
Edhe këtë vit, stilisti Elie Saab nuk ka reshtur së mrekulluari me krijimet e tij, që prej kohësh janë të preferuarat e artisteve me famë ndërkombëtare për në tapetet e kuq.
Saab ka ruajtur stilin e përhershëm femëror me linja tepër elegante, ku sivjet ka dominuar shkëlqimi dhe xixat.
Në paletën e pasur të ngjyrave e printeve, ka mbizotëruar ajo e florinjtë dhe nuanca të rozës, të kaltrës e bezhës.
Një nga aksesorët që e lidhte të gjithë koleksionin, kanë qenë rrathët e kokës që vinin në formë kurore, që u jepnin modeleve një pamje mbretërore.