roze

Ellen DeGeneres çon “sfidën e manekinit” edhe në Shtëpinë e Bardhë

Moderatorja e njohur Ellen DeGeneres e çoi sfidën e manekinëve në Shtëpinë e Bardhë, ku u nderua nga Presidenti Barack Obama me Medaljen e Lirisë.

Lista e të ftuarve ishte e mbushur me emra të famshëm si Robert de Niro, Tom Hanks, Diana Ross, Bruce Springsteen, Bill Gates, apo ish-kampionët e basketbollit Michael Jordan dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Në videon e postuar prej saj në rrjetin social Tëitter, De Generes shihet duke luajtur bashkë me të tjerët lojën e “ngrirjes”.

21 vetë gjithsej morën nga shefi i Shtëpisë së Bardhë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i madh civil që mund t`i bëhet dikujt në Shtetet e Bashkuara. Medalja u akordohet çdo vit personave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshme për sigurinë apo interesat kombëtare të vendit, paqen botërore ose përpjekjet domethënëse kulturore e publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button