Politika

Elmar Brok: Raporti i ODIHR, ka shumë manipulim në zgjedhje

Kreu i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Elmar Brok, anëtar i së djathtës europian i cili, deklaroi se do të informojë eurodeputetët e Komitetit që drejton, duke shfrytëzuar hapësirën që i lejon e drejta e kryesimit të seancës për lajmërime të ndryshme, për shqetësimet e ngritura nga opozita shqiptare për parregullsitë në procesin zgjedhor të 21 qershorit.

“Unë mendoj se raport raporti paraprak i ODIHR-it është i jashtëzakonshëm. Nëse gjysma e atyre që shkruhen aty janë të vërteta, atëherë mund të themi se pati një falsifikim madhor të këtyre zgjedhjeve dhe unë do ta përfshij këtë raport të hënën para Komitetit të Jashtëm. Në Komitetin e Jashtëm do të jap informacionin ndaj anëtarëve dhe të shohim sesi do të shkojë, sepse ka shumë manipulim të zgjedhjeve. Unë jam shumë i shqetësuar, por pavarësisht kësaj, partia e Edi Ramës humbi 20 % të votave. Kjo është drejtësi”, deklaroi Brok.

Por, Komisioneri për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, edhe pse pjesë e së njëjtës familje partiake, nuk u shfaq dhe aq i bindur teksa largohej nga ndërtesa e PPE-së, ku ai pranoi se ishte takuar me kryedemokratin Basha, por gjithësesi do të priste për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR përpara se të komentonte për zgjedhjet lokale.

“Unë do të pres për raportin përfundimtar të ODIHRit dhe më pas unë, apo ne do të bëjmë vlerësimet tona. Deri atëherë, nuk dua të bëj asnjë koment”, tha Hahn.

Burime pranë zyrës së Hahn rrëfyen për Top Channe se gjatë takimit në kuadër të PPE-së, Basha nuk ka folur për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, por “për parregullësitë që mbeten të trajtohen në të ardhmen”, ndërsa dekriminalizimi konsiderohet një “mundësi e humbur” me këto zgjedhje.

Basha tregoi se në tryezën e PPE-së, shumë liderë europianë shprehën shqetësimin për emigrantët në përgjithësi dhe azilkërkuesit nga Ballkani,veçanërisht, kjo nisur dhe nga kërkesa e kryeministrit hungarez Orban për mbajtjen e një samiti europian mbi këtë çështje në Budapest.

Në deklaratën përfundimtare të PPE-së për këtë çështje, shprehet nevoja për “dallim mes azilkërkuesëve dhe emigrantëve”, si dhe forcim të  “politikës së riatdhesimit”. Në të bëhet thirrje për sjellje konstruktive ndaj kryeministrit grek Tsipras, si një ndër temat kryesore të samitit europian gjithashtu, ndërkohë që në një tjetër deklaratë të posaçme, PPE, së bashku me grupin europarlamentar shprehet mbi përkeqësimin e situatës politike në Venezuelë.

Përgatiti Arta Tozaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button