Elon Musk dhe zgjedhjet amerikane

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një ndër figurat më me ndikim në teknologji dhe biznes, ka dhuruar 260 milionë dollarë për të mbështetur rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo shume e vendos atë ndër mbështetësit më të mëdhenj financiarë të një fushate presidenciale dhe tregon fuqinë e jashtëzakonshme që pasuria dhe influenca ekonomike kane mbi proceset demokratike. Një ndërhyrje e tillë nuk është vetëm një akt i thjeshtë mbështetjeje politike, por një sinjal i fortë për drejtimin që Musk dhe persona të tjerë me ndikim të ngjashëm duan të përcaktojnë për të ardhmen e qeverisjes amerikane. Deri me tani, donacioni më i madh individual në historinë e zgjedhjeve amerikane është bërë nga George Soros, i cili në zgjedhjet afatmesme të vitit 2022 dhuroi 129 milionë dollarë për kauza të lidhura me Partinë Demokratike. Le te mendojme per nje moment rolin e Soros neë administraten demokrate, kur financimi i tij ishte rreth 100 milion dollare!!!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.