☁️
Tiranë 11°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,672 ▲ +0.83% ETH $2,232 ▲ +1.67% XRP $1.3453 ▲ +0.02% SOL $84.0100 ▲ +0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Teater

Ema Andrea, rrëfen gruan e tradhëtuar

Ajo është Ana. Një grua që teksa pi cigare përpiqet të kuptojë çfarë të fshehte ka gjetur i shoqi tek gruaja e re që është përballë saj. Nuk ka asgjë më torturuese për një femër, kur zbulon se i shoqi ka dashur ndoshta më shumë një grua tjetër.

Një skenar i ndjerë i shkruar nga Bujar Alimani, kërkon të vendosë përballë njëra tjetrës dy femra, dhe përmes tyre të kuptojmë jetën e një burri. “Vëthi i munguar” është filmi më i ri i regjisorit Alimani, i cili vjen më 17 maj në kinemanë “Imperial”, pas shfaqjes në kinematë e Nju Jorkut.

Një film i bërë ashtu nxitimthi, por që duket se do të mbetet gjatë në ekranin e kinemasë për vetë konceptin me të cilin është ndërtuar.Regjisori ka treguar se gjithë filmin e ka realizuar në pak ditë. Në role kryesore intepretojnë Ema Andrea dhe Adele Gjoka.

Për Ema Andrean ky rol është një përballje jo e lehtë. “Ana ka ardhur tek unë në një mbrëmje vere dhe pas dy mbrëmjesh takimi intesiv u krijuam nën regjinë e Bujar Alimanit. Eshtë një grua që mëson tradhëtinë e bashkëshortit nga testamenti i tij.

Vendos të përballet me të dashurën e bashkëshortit për të kuptuar më shumë, ndoshta për tu njohur me dhembjen deri në ekstrem apo ndoshta për tu hakmarrë. Por përballja nuk do të jetë aq e lehtë”, thotë ajo për “Shqip”.

Ema Andrea vjen për publikun me këtë ekranizim, pas suksesit që pati me rolin Dorës, në veprën “Equus” e Peter Shaffer nën regjinë e Dino Mustafic .Ndërsa regjisori Alimani ka vetëm pak kohë që ka mbyllur xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Delegacioni”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.