Kosova
Emergjenca mbushet me protestues të lënduar
KALLXO.com nga Qendra Emergjente e QKUK-së raporton se një numër i madh i protestuesve ka shkuar në këtë qendër për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Ajo thotë se “protestuesit që po vijnë, janë të lënduar në kokë dhe pjesë tjera të trupit si dhe po vjellin vazhdimisht si pasojë e gazit lotsjellës të shpërndarë nga policia sot në sheshin Skënderbeu”.
Policia e Kosovës ka larguar protestuesit nga sheshi “Skëndërbeu” me gazlotësjellës. Ndërkohë po shihen ambulanca që po ofrojnë ndihmë për të lënduarit.