Politika

Emërimi i Ambasadorëve, Bushati: Kushtetuta ia ka ngarkuar qeverisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi sot gjatë një konference për shtyp me Zëvendëskryeministren e Parë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusić, se emërimi i ambasadorëve i takon qeverisë dhe se dekretimi nga Presidenti është vetëm një procedurë formale.

a-bushati-5Sa i takon emërimit të Visar Zhitit si Ambasador në Vatikan, Bushati shprehu zhgënjimin për qëndrimet që po mban Presidenti, të cilat nuk janë të qëndrueshme.

“Kushtetuta është e qartë. Praktika e ndjekur ndër vite është po kaq e qartë. E kam theksuar dhe do ta theksoj që çështja e emërimit të ambasadorëve është një çështje në thelb që i përket qeverisë, dhe menaxhimit sa më të mirë të burimeve njerëzore dhe me një përfaqësim sa më dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, tha Bushati.

Ministri Bushati u shpreh se qëndrimi i Presientit të Republikës Bujar Nishani është për të ardhur keq. “Është për të ardhur keq, dhe shpreh zhgënjimin se në raste të caktuara është zgjedhur rruga e të bërit publik se e komunikimit ndërinstitucional, siç është rasti i kandidatit në Vatikan, që për hir së vërtetës është personalitet i letrave, person publik dhe ish ministër i të njëjtës parti si Presidenti i Republikës, një person që jo më larg se një vit e gjysëm më parë u dekretua po nga ky president si ministër i Kulturës”.

Besojmë, theksoi Bushati, “se Zhiti i ka të gjitha kapacitetet për të përfaqësuar Shqipërinë në Vatikan. Është për të ardhur keq që dhe arsyet kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Nuk e di se cilës nga qëndrimet t’i referohem, flas për qëndrimet e Presidentit. Është thënë që nuk ka pasur njohuri, apo konsultim, se kandidati nuk i plotëson kushtet më pas është thënë se kandidati mund të ishte një ambasador i shkëlqyer në Paris, apo një konsull në Milano, duke hyrë në meritën apo në thelbin e procesit që Kushtetuta ia ka ngarkuar thjesht qeverisë. Për ne është krejt e qartë, do vazhdojmë të ruajmë një komunkim etik institucional”.

“Presidenti i Republikës nuk bën pjesë në asnjë prej 3 pushteteve, dhe kushtetutbërësi nuk i ka njohur veton në asnjë prej tre pushteteve dhe kur vjen puna tek ligji vetoja përdoret në mënyrë shumë diskrecionare, dhe më pas nëse ligjvënësi vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim ose presidenti bie dakord me ligjvënësin, ose ligji hyn në fuqi automatikisht brenda një afati të përcaktuar në kushtetutë. Aq më tepër kjo tek rasti i ambasadorëve”, tha ministri Bushati.

Ministri i Punëve të Jashtme ftoi të gjitha mediat që të lexojnë të gjithë kushtetutën dhe kapitullin që flet për kompetencat e Presidentit. “Nëse do i nënshtroheshin një logjike të tillë as trupat universitare nuk do të zgjidhnin më rektorin, duke qenë se edhe rektori formalisht dekretohet nga presdienti, as akademia nuk do të emëronte  kryetarin e Akademisë së Shkencave”, tha Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button