Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,858 ▲ +0.7% ETH $2,165 ▲ +0.86% XRP $1.4500 ▼ -0.15% SOL $90.1500 ▲ +1.3%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

EMRAT: 360 administratorët e votave të PS dhe LSI

270 emra nga Partia Socialiste dhe 90 nga Lëvizja Socialiste për Integrim do të miratohen në mbledhjen e sotme të KQZ-së si administratorët e parë të procesit zgjedhor të 18 qershorit.

Këto parti kanë depozituar emrat e 360 “gardianëve” të votave të tyre për t’u përfaqësuar në Komisionet Zonale të Administrimit

Administrimit Zgjedhor. Për 90 KZAZ, LSI ka propozuar vetëm nga një emër për pozicionin e anëtarit, ndërsa PS ka depozituar nga tre emra për çdo KZAZ.

Këta njerëz janë të besuarit e partive respektive që do të mbrojnë votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar partitë politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të  Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), që do të ngrihen për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017.

Në bazë të përcaktimeve Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Demokratike do të paraqesin secila propozim për dy anëtarë të çdo KZAZ-ja. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane do të paraqesin secila propozim për një anëtar të çdo KZAZ-je. Anëtari i shtatë i KZAZ-ve me numër tek do të propozohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Anëtari i shtatë i KZAZ-ve me numër çift do të propozohet nga Partia Demokratike. Brenda afatit ligjor për paraqitjen e propozimeve, kanë paraqitur kandidaturat dhe dokumentacionin përkatës Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia Demokratike dhe Partia Republikane nuk kanë paraqitur asnjë propozim. Propozimet e paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste janë në përputhje me kërkesat e kritereve gjinore”,-thuhet në relacionin e KQZ-së për vendimin e sotëm.

1234567

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.