Digjet një Audi A8 në rrugën e bypass-it pranë Radhimës (VIDEO)
Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, në afërsi të Radhimës.
Siç shihet edhe nga pamjet, automjeti është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të dëmtuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen nga hetimet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.