🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,754 ▲1.14%
DOW 53,671 ▲1.15%
NASDAQ 26,625 ▲1.55%
NAFTA 91.46 ▲0.49%
ARI 4,530 ▲2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,044 ▲ +4.74% ETH $2,506 ▲ +4.68% XRP $1.4604 ▲ +8.88% SOL $104.9500 ▲ +5.49%
S&P 500 7,754 ▲1.14 % DOW 53,671 ▲1.15 % NASDAQ 26,625 ▲1.55 % NAFTA 91.46 ▲0.49 % ARI 4,530 ▲2.61 % S&P 500 7,754 ▲1.14 % DOW 53,671 ▲1.15 % NASDAQ 26,625 ▲1.55 % NAFTA 91.46 ▲0.49 % ARI 4,530 ▲2.61 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në Lezhë dogjën banesa në Kalivaç dhe Zimaj, kryebashkiaku Ndreu: Situata po vihet nën kontroll!

Zjarri i rënë në zonën e Kalivaçit, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, është përhapur me shpejtësi edhe në fshatin fqinj Zimaj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë përfshirë disa banesa, si të banuara ashtu edhe të pabanuara, ndërsa përhapja e rrufeshme e zjarrit ka vënë në alarm banorët dhe strukturat e emergjencës.

Për shkak të përmasave të krizës dhe terrenit të thyer malor, operacionit të emergjencave civile dhe shërbimeve zjarrfikëse nga toka i është bashkuar edhe ndërhyrja nga ajri përmes dy helikopterëve.

Probleme ka pasur edhe në zonën e Kashnjetit.

“Siç e shihni, jemi përballë një zjarri në një nga zonat më të thella të Lezhës. Përhapja e flakëve ka qenë e menjëhershme, e ndihmuar edhe nga era e fortë. Pavarësisht gatishmërisë sonë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të emergjencës e të helikopterëve, zjarri ka shkaktuar dëme në disa banesa, ndërsa po verifikojmë situatën edhe në disa të tjera. Elementi më pozitiv për momentin është se nuk kemi dëme në njerëz, që mbetet kryesorja. Po ashtu, zjarri tashmë po vihet nën kontroll, megjithëse ka ende vatra aktive të cilat po i ndjekim me nga afër. Tani të gjitha forcat kombëtare do të shpërndahen në terren për të ndërhyrë në ato vatra ku helikopterët kanë kryer punën e tyre. Besoj se pas kësaj ndërhyrjeje situata do të vihet plotësisht nën kontroll dhe shpresojmë në një përmirësim nga ora në orë. Zjarri pati një përhapje rrufe, kryesisht për shkak të thatësirës së madhe”, deklaroi Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Sipas kreut të bashkisë, thatësira e tejzgjatur dhe erërat e forta kanë favorizuar përparimin e shpejtë të vatrës, por angazhimi i koordinuar i forcave kombëtare po sjell stabilizim gradual të zonës.

Strukturat e Mbrojtjes Civile, trupat zjarrfikëse dhe autoritetet vendore vijojnë praninë në terren për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe mbrojtjen e banesave që ndodhen pranë perimetrit të rrezikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.