☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.08 ▲1.45%
ARI 4,535 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,254 ▲ +0.38% ETH $2,038 ▲ +1.16% XRP $1.3523 ▲ +0.98% SOL $83.3200 ▲ +0.28%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.08 ▲1.45 % ARI 4,535 ▲0.23 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.08 ▲1.45 % ARI 4,535 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Enkelejd Alibeaj: Do dalim me kandidaturat tona, s’biem pre e provokimeve

Deputetët demokratë që përkrahin grupin e Alibeajt do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet vendore të 2023, duke sfiduar grupin e Rithemelimit të Sali Berishës.

Mospasja e një dakordësim me grupin e Berishës për të dalë me kandidatë të përbashkët ka sjellë edhe më shumë acarim mes palëve, por kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj tha se PD nuk do të bie pre e provokimeve pasi beteja e tyre është me regjimin e Edi Ramës.

Pas mbledhjeve në Tiranë dhe Durrës, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e kryetarëve të PD në Fier, ku ka bërë të ditur se PD shumë shpejt do të dalë me kandidaturat e saj në të gjitha bashkitë për zgjedhjet e 14 majit 2023. Gjithashtu Alibeaj shtoi se do të ketë një riorganizim të degëve të PD, që sipas tij do të shërbejë për rifreskimin dhe identifikimin e PD.

“Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”, tha Alibeaj.

Edhe pse grupi i Berishës dhe ai i Alibeajt u ulën në tryezën e negociatave për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 2023 nuk u arrit një marrëveshje mes palëve. Shkak për këtë u bë fakti se grupi i deputetëve që përkrahin Alibeajn nuk pranojnë njohjen e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.