roze
Enrique Iglesias, aksident me dron në skenë
Këngëtari Enrique Iglesias ka dëmtuar gishtat e tij gjatë një koncerti në Tijuana, Meksikë, pasi një dron i preu dorën.
Një zëdhënës ka thënë se Iglesias është dërguar në spital si pasojë e këtij aksidenti. Edhe pse iu këshillua të ndërpriste koncertin, Enrique vazhdoi të performonte edhe 30 minuta më tej me dorë të gjakosur.
Të pranishmit e koncertit kanë postuar fotografi në rrjetet sociale, ku shihej këngëtari me një bluzë të gjakosur.
Iglesias i është drejtuar drejtuar menjëherë aeroportit për t’u vizituar tek një specialist në Los Angeles.