Rajoni

Erdoğan mesazh me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Lozanës

Erdoğan tha se Turqia ka përparuar me një stabilitet të madh për 98 vjet në rrugën e ndërtimit të së ardhmes së saj të ndritur, me guximin dhe frymëzimin që ka marrë nga historia e saj.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e përvjetorit të 98-të të Marrëveshjes së Lozanës, njofton Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në mesazhin e tij ka rikujtuar se sot është 98-vjetori i Marrëveshjes së Lozanës, një nga dokumentet themeluese të Republikës së Turqisë.

“Lufta për pavarësi që kombi ynë heroik kurorëzoi me fitore pavarësisht nga të gjitha llojet e pamundësive, tradhtive dhe vështirësive, është çertifikuar në fushën ndërkombëtare me Marrëveshjen Paqësore të Lozanës”, vlerësoi ai.

Presidenti turk theksoi se Turqia ka përparuar me një stabilitet të madh për 98 vjet në rrugën e ndërtimit të së ardhmes së saj të ndritur, me guximin dhe frymëzimin që ka marrë nga historia e saj.

“Vazhdojmë të prishim ambiciet tradhtare ndaj unitetit, integritetit të vendit tonë si dhe ndaj qetësisë, paqes dhe mirëqenies së popullit tonë”, theksoi Erdoğan duke shtuar se janë të vendosur që të hyjnë në vitin 2023, përvjetorin e 100-të të vendit të tij, si një vend më i fuqishëm, më i pavarur, më i prosperuar ekonomikisht, ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht.

Ai deklaroi se sukseset kritike që kanë arritur në fusha të ndryshme nga Siria në Libi, nga Mesdheu Lindor në luftën kundër terrorit, janë tregues i qartë i vullnetit të tyre në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të vendit të tyre.

“Turqia nuk do të përkulet para kërcënimeve, frikësimeve dhe shantazheve të qarqeve të caktuara në ndonjë prej këtyre fushave të përpjekjes dhe do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj që burojnë nga e drejta ndërkombëtare”, shtoi presidenti Erdoğan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button