☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.69 ▲4.04%
ARI 4,347 ▼1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,539 ▲ +3.59% ETH $2,142 ▲ +4.38% XRP $1.4138 ▲ +2.31% SOL $90.4500 ▲ +4.66%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.69 ▲4.04 % ARI 4,347 ▼1.37 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.69 ▲4.04 % ARI 4,347 ▼1.37 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Erdogan: “Po ecim drejt rrugës për ta bërë Turqinë një nga shtetet më të fuqishme të botës”

Me një ceremoni shtetërore në mauzoleun Anıtkabir në Ankara përkujtohet në 80 vjetorin e ndarjes nga jeta udhëheqësi dhe themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të lartë të shtetit të Turqisë nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan kanë vizituar mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut “Anıtkabir” në Ankara me rastin e 80 vjetorit të ndarjes nga jeta të udhëheqësit dhe themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk.

Presidenti Erdoğan në mauzoleun e Ataturkut pasi vendosi kurorën me karafila të bardhë dhe motivet me hënë dhe yll ka qëndruar në qëndrim nderi në orën 09.05, ora në të cilën ka ndërruar jetë 80 vite më parë Ataturku ndërsa më pas u intonua himni kombëtar.

Në librin e veçantë të shënimeve Erdoğan ka shkruar:

“I dashur Ataturk, sot në 80 vjetorin e ndarjes suaj nga jeta përkujtojmë edhe një herë personalitetin tuaj si kryekomandant i luftës sonë për pavarësi dhe si themelues të Republikës sonë. Pavarësisht nga sulmet e brendshme dhe të jashtme me qëllim të keq, ne po ecim me vendosmëri drejt rrugës për ta bërë një nga shtetet më të fuqishme dhe të begattë në botë Republikën e Turqisë të cilën e kemi amanet tuajin dhe të martirëve tanë. Aeroporti i Stambollit të cilin ne e inauguruam në 95 vjetorin e Republikës sonë është shënuar në histori si një nga monumentet më të fundit të krenarisë së popullit tonë. Shpirti juaj qoftë në paqe”.

Në ceremoni Erdoğan, gjatë vizitës së Mauzoleumit të Ataturkut ishte i shoqëruar nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Binali Yıldırım, anëtarë të Kabinetit Presidencial të Turqisë, kryetari i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i partisë MHP, Devlet Bahçeli, kryetarja e Partisë së Mirë, Meral Akşener, kryetari i partisë BBP, Mustafa Destici, përfaqësues të lartë gjyqësor, nga komandantë të forcave dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e përfaqësues të tjerë të partive politike.

Në fund të ceremonisë, Mauzoleumi u hap për vizita edhe për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.