Erion Braçe: Duhej respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është themelore
Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje datën e zgjedhjeve në Tiranë, bashkë me zgjedhjet në disa bashki të tjera. Presidenti shpalli dekretin edhe pse Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim për pezullim të vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut.
Në një intervistë për TemA, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komentoi procedurat me të cilat u shkarkua kryebashkiaku deri tek dekreti i presidentit. Braçe tha se, pavarësisht vendimit që mund të jetë marrë për shkak të interesit të qytetarëve të Tiranës, e vetmja rrugë do të duhej të ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi”, thotë Braçe, duke shpjeguar edhe problematikën e krijuar në kryeqytet për shkak të mungesës në detyrë të kryetarit të Bashkisë. Braçe beson se, para se të mbërrinte në këshillin bashkiak apo edhe më tej, çështja duhej diskutuar brenda Partisë Socialiste.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.