⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 101.58 ▲0.41%
ARI 4,663 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $81,516 ▲ +2.77% ETH $2,300 ▲ +1.98% XRP $1.5039 ▲ +5.8% SOL $92.8600 ▲ +1.97%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.58 ▲0.41 % ARI 4,663 ▼0.47 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.58 ▲0.41 % ARI 4,663 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
15 May 2026
Breaking
Politika

“PS e pranon që IBAR-i nuk është hapur”, Gjin Gjoni: Manjani do t’i fusë mish dhie muhabetit

Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur votimin me 114 vota gjatë seancës plenare në Kuvend të rezolutës për integrimin në BE. Gjatë fjalës së tij, Gjoni u shpreh se pika kryesore e këtij raporti është integrimi i Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera ai shtoi se PS e pranon që Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negocimit në pritje të miratimit të IBAR-t. Sipas tij, mazhoranca e pranon që IBAR-i nuk është hapur ndërsa sipas tij vendi ynë nuk është në të njëjtat hapa si Mali i Zi.

Teksa fliste, Ylli Manjani e ndërpreu deputetin demokrat teksa Gjoni kërkoi fjalën sërish duke deklaruar se juristi kërkon t’i fusë muhabetit edhe mishi dhie.

“Rezoluta e cila është paraqitur këtu në 80% janë të gjithë të dhënat dhe formulimi që Partia Demokratike ka bërë dhe po t’i referosh rezolutës janë katër elementë kryesorë të cilët rezoluta i ka për bazë.

E para që Partia Demokratike ashtu siç e ka shprehur dhe kryetari i Partisë Demokratike e ka si yllin polar në programin anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por elementët të cilët vetë rezoluta dhe po t’i futësh te pjesa e parë, një që është shumë e rëndësishme dhe me të vërtetë edhe këta e pranojnë, që Shqipëria ka hapur me shpejtësi të gjithë kapitujt e negocimit në pritje të miratimit të IBAR-t. Pra të gjitha palët e pranojnë se s’është hap dhe nuk jemi me të njëjtën gjatësi vale në lidhje me Malin e Zi.

Tani momenti i dytë dhe të marrim dokumente të cilët janë mbështetur rezoluta për të ardhur te ky konkluzion. Duke marrë në konsideratë Komisionin Europian për Shqipërinë, raportin e Komisionit për Shqipërinë miratuar me 5 maj në Komisionin për Punët e Jashtme dhe po t’i referosh raportit të Komisionit Europian, do ta lexoj dhe do të them se çfarë përmban në vetvete ky raport.

Që demokracia është në atë nivel që është, që çështja e zgjedhjeve është çështja e cila është e diskutueshme dhe është e paraqitur në të gjitha raportet ndërkombëtare, problemet të cilët kanë të bëjnë në lidhje me fushën e pabarabartë të lojës, raporti identifikon dështime të vazhdueshme në fushë të pabarabartë, keqpërdorim të fondeve administrative dhe të sjell paqartësi në ndarjen midis institucioneve shtetërore dhe partiake. Do t’i lexoj”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.